NUK KALUAN LIGJET PËR PPS, DEPUTETËT E BDI-së TË NDARË GJATË VOTIMIT


Deputetët e VMRO-DPMNE-së njëzëri i thanë “jo” vazhdimit të mandatit të Prokurorisë Publike Speciale për zgjatjen e afatit për dorëzim të akuzave. Nuk kaluan as ndryshimet e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur, që Janeva i kërkoi prej muajit prill, ndërsa u iniciuan nga një grup deputetësh opozitarë. Koordinatori VMRO-DPMNE-së tha se nuk pranojnë kurrfarë marrëveshjeje të reja dhe zgjatje të afateve jashtë kornizës së Marrëveshjes së Përzhinës.
“Nuk ka dallim ndërmjet LSDM-së dhe Prokurorisë Publike Speciale. Ajo që PPS e bën është fushatë e LSDM-së dhe ajo që LSDM-ja e bën, është ndihmë për PPS-në që kjo ta ec fushatën e LSDM-së në këtë periudhë parazgjedhore. Prandaj, me vetëdije të pastër, me përgjegjësi dhe kundër thellimit të krizës politike, votuam kundër këtyre kërkesave ndërsa edhe në të ardhmen do të votojmë kundër”, u shpreh Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.
Pushteti nuk dëshiron që PPS t’i ketë duart e zgjidhura, deklaroi Petre Shilegov nga pres konferenca e Kuvendit. Ai tha se nuk mund LSDM-ja si parti të këshillohet me PPS-në që është organ shtetëror i zgjedhur nga katër partitë politike.
“Kundërshtimet e këtyre ndryshimeve dhe sjellja e paradokohshme e VMRO-DPMNE-së ndaj prokurores speciale Katica Janevës tregon se VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron prokurori të fortë e cila do t’i zbardhte deri në fund hetimet e nisura. Me votimin e sotëm, deputetët e VMRO-DPMNE-së u bënë mbulues të krimin që ndiqet nga Prokuroria Speciale”, tha Petre Shilegov, nga LSDM.
Edhe pse BDI paralajmëroi se do t’i mbështesë ndryshimet e Ligjit për PPS-në, shumica e deputetëve nuk ishin të pranishëm në seancë. Prej atyre që ishin prezentë, një pjesë votuan pro ndryshimeve, ndërsa një pjesë fare nuk votoi.
Deputetet e pavarura Roza Karevska-Topuzova dhe Sollza Gërçeva ishin të seancë, por nuk votuan ndërsa deputetët e PDSH nuk ishin të pranishëm. Nisma e Janevës para deputetëve del nga kërkesa e PPS-së që t’i lejohet të hyj në thelbin e rasteve “Neshkovski”, “Monstra” dhe “Sopoti”. Me ndryshimet e ligjit për PPS-në, duhej të zgajtej afati prej 18 muajsh për ngritjen e akuzave.