Nuk mori ndihmë për lopën e sëmurë, fermeri e lidh para Drejtorisë së Bujqësisë

139

Image result for lopa para ministrise

Nga Shtiqeni në drejtim të qytetit të Kukësit, Sokol Tershalla u nis mëngjes herët. Ka një dhuratë për Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin.

Prej një muaji, ky fermer ka kërkuar ndihmë për fermën e tij, në fshatin Krenc.

Shërbimi veteriner shtetëror shkoi vetëm para 5 ditësh.

Por, Tershalla thotë se vaksinat kundër Dermatozes Nodulare, apo siç njihet ndryshe plasja, u bënë gjithë bagëtive të fshatit vetëm me një age.

Me gjithë shpenzimet për mjekim e ilaçe, lopa është e sëmurë. Për këtë arsye, ai ka vendosur ta lërë të shërohet në ambientet e jashtme të Drejtorisë së Bujqësisë në Kukës. Aty ka sjellë edhe ushqimin për kafshën.

Moebel THEMA

Tershalla u largua për të vazhduar punët në fshat, kurse kryeveterineri Osman Elezi, i’u shmang gazetarit të Abcneës, me pretekstin se s’kishte gjë në dorë.

Pronari i lopës nuk është fermeri i vetëm në Kukës me këtë hall. Sëmundja e bagëtive, siç edhe u shpall nga Ministria e Bujqësisë dy muaj më parë, ka dëmtuar ekonominë e banorëve në fshatra. Për afro një muaj tregjet e mishit të gjedhit u mbyllën, por kafshët në shumë zona vazhdojnë të jenë të semura.

Pati një fushatë vaksinimi, megjithatë faktet tregojnë se vatrat e infektuara vazhdojnë dhe fermerët nuk kanë ndihmë.

Fillimisht Dermatoza nodulare u shfaq në zonat kufitare të Maqedonisë e Kosovës, por që shumë shpejt gjunjëzoi kryesisht fshatrat e veriut të Shqipërisë.

Tv Klan

Comments