
Urim SALIHU
Të parën herë që t’u dha rasti ,shënove Adnan .E bukur dhe madhështore ta shohësh atë perlë .T’a shohësh se si një futbollist shënon në një Kampionat bote më i vështiri i mundshmi deri tani.Por si shqiptar nuk mund të festoja me gjithë afshin edhepse pse më ra zemra për një cast sepse mbi të gjitha Adnan ti luan për Belgjikën simpatike, një shtet me demokraci të vjetër që ne e duam megjithatë.Por Adnan deshtëm ta dijmë se c’farë tu desht të thuash se ndjehesh si belg! Edhe mund të ndjehesh i tillë sepse ne s’mund të ta imponojmë të thuash të kundërtën.Fjala yte është fjala yte.Por Adnan na u thye zemra jo sepse ndjehesh belg , por fakti që ti mohon origjinën tënde nuk të bën më shumë belg.Mos është ndonjë keqkuptim, prapë të të pyesim edhe njëherë nëse është e vërtetë?!
Belgjika s’ka mundësi të ta imponojë këtë sepse më shumë se ata që të japën liri fjale, mendimi s’gjen kund në Europë.
Secilën herë Adnan që thua se ndjehesh belg por as emër e mbiemer belgu nuk ke , pra secilën herë që do shënosh nuk do të të urrej, sepse zemra prej shqiptari më bie dhe fiks kur them nuk e dua triumfin tënd, sërish derisa merr topin , dua të bësh atë që më mirë di një futbollist, dua të bësh një pasim perfekt, një gol perfekt, por përsëri s’mund të të krahasoj me XHakën dhe Shaqirin që u treguan ndryshe .Shënuan, festuan dhe përhapën shqiponjën në vendin më sllav në botë-në Rusi kundër sllavëve të Serbisë.

Adnan, dije se të mohosh origjinën, jo vetëm ti, por gjithkush, prej atij momenti ke pushuar së ekzistuari.Nëse ke frikë dhe presion të thuash se je shqiptarë ,atëherë është shenjë e një të nënshtruari.
Edhe nëse e marrim se ta kanë vënë kushtin që të pranosh se nuk je shqiptar,që të të ftojnë në një botërorë, përsëri origjina vlen më shumë se një Kampionat bote .Futbollist je i përkohshëm, ndërsa shqiptarë apo edhe belg mbetesh përgjithmonë.Adnan ne e duam Belgjikën poashtu, por deshtëm ta dëgjojmë me gojën tënde se je shqiptar që luan me krenari për një vend që të ka dhënë gjithcka , që të bëri të jesh futbollist.Vetëm ta thoje të kundërtën, ta thoje për shembull se je shqiptar, dhe ne do ta donim akoma më shumë Belgjikën, por edhe Adnanin bashkë, shumë më tepër ashtu sic e duam me gjithë qenien Zvicrën edhe si vend, por edhe pse aty luajnë heronjtë tanë .
Adnan duam të shpallesh kampion bote , por tashmë është vonë të të respektojmë sic meriton një shqiptar.S’mund Adnan të të duam më shumë se Xhakën dhe Shaqirin që po i japin lavdinë Zvicrës, por aq më shumë janë shpirti i shqiptarisë që e shpërfaqin me gjithë fuqinë e zemrës dhe shpirtit.
Adnan për dallim nga Xherdani dhe Graniti ajo që u bashkon është se asnjëri nga ju nuk është filozof, që të tre dini të shënoni dhe poashtu që të tre jeni kualifikuar.Por ajo që të ndan ty me ata është se përvecse ju dini të shënoni që të tre, Graniti dhe Xherdani dijnë të bëjnë shqiponjën , atë që nuk di ta bësh ti.