Numër i vogël i serbëve në Gazimestan për festën e Vidovdanit (VIDEO)

324

Numër i vogël i serbëve janë mbledhur sot në fshatin Gazimestan të Obiliqit, vend në të cilin për çdo vjet festojnë ‘betejën e Kosovës’ të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.

Me flamuj të Serbisë në duar, ata janë mbledhur në vendin kur në vitin 1389 kishte ndodhur beteja në mes serbëve dhe turqve, njofton Klan Kosova.

Ata po presin që t’u drejtohet dikush nga klerikët fetarë.

Në Gazimestan ka planifikuar pjesëmarrje edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin por që atij i është ndaluar hyrja nga autoritetet e Kosovës.

Në Gazimestan por edhe në rrugët që çojnë për në Mitrovicë vërehen forca të shtuara të Policisë.

Situata sipas raporteve të policisë, aktualisht është e qetë, njofton Klan Kosova.

Comments