Numërimi i votave me kusht përfundon në Prishtinë – ja kush kryeson

366
fresco

Ka përfunduar numërimi i 7 vendvotimeve i votave me kusht në Prishtinë.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, më së shumti vota me kusht në kryeqytet ka marr Hajrulla Çeko i VV-së me 72 vota, transmeton lajmi.net.

Pas tij vjen, Përparim Rama i LDK-së me 68 vota. I treti me radhë është Uran Ismaili i PDK-së me 56 vota, kurse i katërti është Bekë Berisha i AAK-së me 6 vota. Besa Shahini e PSD-së i ka 3 vota.

Kandidatët tjerë nuk kanë marr asnjë votë. Në Prishtinë ka mbetur vetëm edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.

Nga numërimi i votave deri më tani, ky është rezultati në Prishtinë:

– Përparim Rama (LDK) – 33.71 për qind apo 35 mijë e 533 vota
-Hajrulla Çeko (VV) – 33.22 për qind apo 35 mijë e 23 vota.
-Uran Ismaili (PDK) – 27.65 për qind apo 29 mijë e 147 vota.
-Bekë Berisha (AAK) – 3.11 për qind apo 3 mijë e 282 vota.
-Besa Shahini (PSD) – 1.57 për qind apo 1 mijë e 650 vota.
-Fatmir Selimi ( i pavarur) – 0.24 për qind apo 255 vota
-Merkur Beqiri (Alternativa) – 0.19 për qind apo 197 vota
-Agim Krasniqi (Prishtina në dorën tënde) – 0.17 për qind apo 180 vota
-Lulzim Syla (i pavarur) – 0.07 për qind apo 76 vota
-Nedime Belegu (Epoka e Hyjneshës në Prishtinë) – 0.07 për qind apo 69 vota./lajmi.net/

Comments