Numërimi i votave në Vrapçishtë, AKI në avantazh me Isen Shabani

67

Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Vrapçishtit ku kanë garuar dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Shtetëror Zgjedëor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.

Sipas KSHZ-së, me 51,81% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.

3. Isen Shabani – AKI – 2697 vota apo 64,72% të votuesve

5. Zulhajrat Demiri – VLEN – 1350 vota apo 32,40% të votuesve

Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 31,76% . Sipas ligjit për zgjedëjet lokale, nuk ka rivotim në Vrapçisht pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/

Comments