Numri i migrantëve turq në Gjermani sivjet është rritur për tre herë

Të dhënat e autoriteteve gjermane tregojnë se numri i shtetasve turq të cilët gjatë këtij viti kanë marrë statusin e azilantëve në Gjermania, trefish është më i madh se vitin e kaluar, publikoi magazina “Shpigel”.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2015, në Gjermani azil kanë kërkuar rreth 1.800 shtetas të Turqisë, ndërsa në periudhën janar-nëntor 2016, kërkesat për statusin e azilantëve kanë dorëzuar mbi 5.200 qytetarëve turq.
Nga numri i përgjithshëm i azilantëve turq në Gjermani, mbi 4.000 sipas nacionalitetit kurdë, që interpretohet si pasojë e intensifikimit të përleshjeve midis forcave turke dhe pjesëtarëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) dhe të presioneve të përforcuara nga ana e autoriteteve ndaj përfaqësuesve të zgjedhur kurdë.
Ekspertët gjermanë vlerësojnë se rritja e këtillë drastike e numrit të turqëve të cilët kërkojnë azil në Gjermani është meritë edhe e masave që i ndërmorën autoritetet turke kundër kundërshtarëve të tyre pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në korrik të këtij viti.
Ata vlerësojnë se në këtë moment Turqia në asnjë rast nuk mund të konsiderohet si vend i sigurt, për shkak se krahas masave represive që i ndërmarrin autoritetet, në të qëndrojnë edhe rreth tre milionë refugjatë nga Siria.

