NUMRI I VIKTIMAVE NGA URAGANI METJU NË HAITI KA ARRITUR NË 877

152

Moebel THEMA

Numri i viktimave në Haiti gjatë uraganit Metju ka arritur në 877 persona përderisa dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Të dhënat më të reja për numrin e të vdekurve ka arritur pasi janë grumbulluar informacione nga rajonet të cilat janë shkëputur për shkak të uraganit dhe ku e kanë humbur jetën të paktën 175 persona.

Uragani i fuqishëm në valë i ka goditur fshatrat më të cenueshme me të cilat madje tani është krijuar kontakt, transmeton Tanjug.

Në të paktën tre vende, janë paraqitur dhjetëra të vdekur, duke e përfshirë edhe fshatin kodrinor Shantall, ku kryetari i bashkësisë lokale deklaroi se 86 persona e kanë humbur jetën, pasi pemët iu kanë rënë në shtëpitë e tyre, derisa edhe 20 llogariten të zhdukur.

“Numri i viktimave çdo ditë po rritet, madje edhe nga ora në orë, ndërsa edhe një numër i madh i njerëzve janë lënduar, përderisa 61.500 janë në strehimore”, kumtoi Agjencia qendore për mbrojtje civile e Haitit.

Uragani Methju ka lënë një kaos pas vetes dhe kështu përveç të vdekurve dhe njerëzve të lënduar, tërësisht janë bllokuar rrugët në disa qarqe.

Ndërkohë, uragani Metju u dobësua deri te stuhia nga kategoria e dytë, lajmëroi DPA, duke e cituar Qendrën kombëtare për uragane të SHBA-së.

Shpejtësia e erërave është zvogëluar deri në 175 km në orë. Metju po lëviz me shpejtësi prej 19 kilometrash në orë dhe ende është mbi pjesën juglindore të SHBA-së.

Në shtetin amerikan Floridë, uragani ka marrë jetën e katër personave, të cilët janë viktimat e vetëm në SHBA nga kjo katastrofë natyrore. Në Floridë pa energji elektrike kanë mbetur mbi një milionë persona.

Nga e mërkura janë anuluar rreth 5.000 fluturime në pjesën juglindore të SHBA-së.

Comments