Nxënës shqiptarë, por libër muzike për heronjtë, doket e vallet maqedonase (VIDEO)

497

Edhe një tjetër gjeneratë në shkollën fillore “ Hasan Prishtina” do të mësojë me librin e muzikës të shkruar nga autorë maqedonas, ku nuk flitet aspak as për kompozitorët tanë , as për doket dhe zakonet, as për këngët apo veshjet tona tradicionale.
Aty flitet për valle dhe heronj maqedonas, por jo edhe për ato shqiptarë, shkruan Almakos.

Këngët janë të përkthyera nga gjuha maqedonase, çka përbën problem për mësuesit dhe nxënësit që zhvillojnë mësimin me këtë libër, sepse gjatë përkthimit humbet melodia e këngëve.
Pak muaj më parë, Almakos .com, solli lajmin në të cilin flitej për këtë libër muzike, nga i cili mësojnë nxënësit në shkollën fillore “ Hasan Prishtina”, nga klasa e parë e deri në të pestë.

Në këtë fillim viti shkollorë, vendosëm të vizitojmë këtë shkollë për të parë nëse ky libër i muzikës është tërhequr nga përdorimi.
Lidhur me këtë u drejtuam tek drejtoresha e shkollës, Lulieta Shabani Qerimin. Kjo e fundit na informoi me detaje për këtë çështje. Libri , siç tha drejtoresha, nuk është tërhequr, por është ndërmarrë një hap nga MASH për evidentimin e të gjitha gabimeve apo lëshimeve që mësimdhënësit hasin në librat me të cilët zhvillojnë orët e mësimit.

Deklaratë- Lulieta Shabani Qerimi, drejtoreshë e Shkollës Fillore “ Hasan Prishtina”

“ Tani momentalisht këtë vit ka një risi, pasi që MASH u mundësoi arsimtarëve, që çdonjëri të mund në mënyra elektronikë, nëpërmjet një linku, të tregojë vërejtjet për librin që ata përdorin, pra të përgjigjen në një pyetësorë, për gabimet dhe parregullsitë që hasin. Këtë ne duhet ta kryejmë deri më datë 15 shtator.“

Megjithatë kjo risi ka ardhur vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollorë, andaj lind pyetja, ky veprim që është ndërmarrë nga MASH, synon që të fillojë me ndreqjen e gabimeve gjatë këtij viti, apo është veprim parapërgatitor për vitin e ardhshëm shkollorë?
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës morëm këtë përgjigje:

“Një ndryshim i tillë nuk mund të bëhet brenda natës, sepse nëse tërhiqet një tekst shkollorë, duhet të gjendet zëvendësues. Nuk është e mundur të presim që këtë vit shkollorë të ndodhin ndryshime, por menjëherë pas analizave do të kemi mundësi të vendosim se a do të tërhiqen tërësisht tekstet, apo do të kryhen ndryshime ose plotësime të të njëjtëve. Sa i përket pyetjes për tekstin e muzikës, e njëjta vlen edhe për këtë libër , domethënë arsimtarët këto vërejtje duhet t’i shënjojnë në linkun e dërguar e më pas do të vendoset edhe për këtë tekst. Andaj, bëjmë apel deri tek arsimtarët që të jenë së më aktiv dhe t’i paraqesin të gjitha gabimet dhe lëshimet.”- thuhet në pergjigjen e MASH

Sa u përket librave me gabime duke filluar nga ato drejtshkrimore e deri tek shtrembërimi i fakteve ,pak ditë më parë ministrja Renata Deskoska, tha për mediat në vend se procesi i revizionit të teksteve kërkon kohë.

“Procesi i revizionit të teksteve, unë këtë e bëra të ditur edhe më herët, nuk mund të kryhet shpejt. Vendosëm që për tekstet të mos shkojmë për zëvendësim individual të secilit libër, por do të filloj proces i revizionit të plotë, së pari në planin e mësimdhënësve, programet e pastaj edhe për tekstet”, tha ministrja Renata Deskoska.

Deskoska-Treneska deri te fillestarët dha porosi se i pret një periudhë e bukur nëntëvjeçare të cilën do ta kalojnë duke mësuar, duke u shoqëruar, ndërsa mësimdhënësve iu porositi t’i udhëzojnë në rrugën e duhur. Ajo shtoi se Ministria do të ketë qasje të barabartë ndaj të gjithëve./Almakos.com/

Nxënës shqiptarë, por libër muzike për heronjtë, doket e valle…

VIDEO/ LAJM/ ALMAKOSEdhe një tjetër gjeneratë në shkollën fillore “ Hasan Prishtina” do të mësojë me librin e muzikës të shkruar nga autorë maqedonas, ku nuk flitet aspak as për kompozitorët tanë , as për doket dhe zakonet, as për këngët apo veshjet tona tradicionale.http://www.almakos.com/385142-2 Përgatit: Evi ShkopiKameraman: Edvin Sejrani Montazh: Evi Shkopi

Posted by Almakos.com on Dienstag, 5. September 2017

Comments