Nxënësi i klasës së katërt shkon me armë në shkollë – drejtori e mohon, prindërit tmerrohen

136

Një nxënësi të klasës së 4-të të shkollës “ Kadri Beba” në Ribar të Madh të Lipjanit, iu gjetën gëzhoja plumbash në duar.

A.G dyshohet se me vete kishte edhe një armë me gas që më pas iu konfiskua.

Kështu të paktën bëjnë me dije burime të televizionit, derisa një gjë e tillë nuk u konfirmua nga menaxhmenti i shkollës.

Moebel THEMA

Të njëjtit as nuk i lejuan ekipit të televizionit të hyjë brenda objektit.

Megjithëkëtë, prindërit e morën vesh se cfarë ndodhi nga fëmijët e tyre që ishin prezent.

Comments