Nxënësit dislokohen në objekt tjetër

98

Moebel THEMA

Shkolla Fillore “Liria” në Tetovë po i vuan pasojat e reshjeve të fundit që kanë shkatërruar pullazin e saj, duke bërë që uji të futet brenda klasave…
Drejtoresha e shkollës, Shpresa Iseini,  thotë se disa herë ka alarmuar edhe Ministrinë e Arsimit edhe Komunën se çatia e shkollës është vjetërsuar dhe duhet ndërruar, por asgjë nuk është ndërmarrë deri tani dhe çatia vazhdon të rrezikojë nxënësit dhe të punësuarit.
“Shkolla është një ndër shkollat më të vjetra në rajonin e Tetovës, afër 67 vite do bëhen nga hapja e kësaj shkolle dhe nuk është ndërmarrë asgjë për riparimin apo sanim  e saj. Kemi bërë kërkesa të shumta dhe përgjigjet kanë qenë negative… Kërkova ndihmë nga Ministria e Arsimit që të vijnë e të shohin për së afërmi dhe të intervenohet diçka, mirëpo thanë se nuk do mund asgjë për moment të intervenohet, pasi është një gjendje parazgjedhore”,– tha drejtoresha e Sh. F. “Liria”-Tetovë, Shpresa Iseni.
Nga sektori për arsim në komunën e Tetovës thonë se janë të njoftuar me problemin dhe komuna planifikon që të zhvendosë nxënësit në një objekt tjetër.
“15 vite e këndej ekziston problemi me pullazin e objektit shkollor. Janë dërguar shkresa në sektorin për investim në Ministrin e Arsimit, është kërkuar nga ana e shkollës dhe nga ana e komunës që të bëhet rinovimi i objektit shkollor. Ne si komunë jemi në përfundim e sipër të punës për dislokimin e nxënëseve në objekt tjetër që do jetë në afërsi të objektit të Shkollës Fillore “Liria”, në përfundim të sipër jemi të zgjidhjes”,– theksoi përgjegjësi për arsim – Tetovë, Amet Qazimi.
Deri sa nxënësit të dislokohen në objekt tjetër, ata mësimin do ta vazhdojnë në Shkollën “Liria”, por me orar të shkurtuar.
Comments