Nxënësit e SHM Medicinale pjesëmarrës në ERASMUS + projektet ndërkombëtare


Sot një grup nxënësish nga shkolla e mesme medicinale vizituan kryetaren e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi për të ndarë përshtypjet nga pjesëmarrja e një grupi të prej 40 nxënësve të kësaj shkolle në projektin për mobilitet dhe shkëmbim eksperiencash të ERASMUS +, me çrast ata qëndruan në Madrid të Spanjës transmeton faktiditor.ch. Gjatë vizitës së tyre praktike ata qëndruan për plot 18 ditë në Madrid ku kanë ndjekur mësimin praktik në spitale, si dhe kanë njohur nga afër kulturën dhe mënyrën e jetesës në këtë vend të BE. Shkolla e mesme medicinale Nikolla Shtejn tani më 2 vite me rradhë është bartëse e programit ERASMUS, ku edhe gjatë vitit të kaluar nxënës të kësaj shkolle qëndruan në vizitë praktike në Spanjë. Gjithashtu nesër një grup prej 26 nxënësve nga ky institucion shkollor, do të vizitojnë qytetin e Bragës në Portugali, në margjinat e fazës së dytë të këtij projekti, për plot 19 ditë. Nxënësit që kanë ndjekur këtë trajnim dhe pregaditje do të pajisen me çertifikata nëdrkombëtare për shkëmbim të përvojave praktike. Sdo mend që këto trajnime dhe kualifikime praktike profesionale do tju shërbejnë nxënësve në afirmimin e tyre profesional në të ardhmen. Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të ndihmojë pjesëmarrjen e nxënësve në këto lloj programesh pasi që kjo formë e mobilizimit të të rinjve më së shumti përkon me idenë se të menduarit globalisht dhe të vepruarit lokalisht janë forma direkte të zhvillimit të tërësishëm pozitiv të shoqërisë tonë faktiditor.ch..