Obama: Donald Trump është mjerisht i papërgatitur të jetë president i SHBA

190

 

Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama deklaroi sot se sulmet e Donald Trumpit kundër familjes së një kapiteni mysliman të ushtrisë amerikane të vrarë në luftën në Irak, si dhe mungesa e kuptimit të çështjeve serioze do të thotë se kandidati republikan për president të vendit është mjerisht i papërgatitur për të shërbyer si president.

“Duhet të vijë një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’”, tha Obama, duke iu adresuar liderëve republikanë për të cilët ai ka thënë se i kanë denoncuar vazhdimisht deklaratat e Trumpit, por të cilët vazhdojnë ta përkrahin atë publikisht për president, shkruan Reuters.

Obama, i cili është demokrat, i bëri këto komente gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Comments