Obama: Kam vuajtur nga racizmi gjatë kohës si president

207
fresco

Obama: Kam vuajtur nga racizmi gjatë kohës si president

midle

Presidenti Barack Obama thotë se  ngjyra e lëkurës së tij ka kontribuar absolutisht në perceptimin negativ të amerikanëve të bardhë mbi kohën e tij në zyrë.

“Unë mendoj se ka një arsye pse qëndrimet rreth presidencës sime në mesin e të bardhëve në shtetet e veriut janë kaq ndryshe nga të bardhët në shtetet jugore, “ ka thënë Obama për CNN këtë të mërkurë.

Diçka e tillë konfirmohet edhe nga David Axelrod, një këshilltar i lartë i Obamës në Shtëpinë e Bardhë i cili tani drejton Institutin e Politikës në Chicago .

“Është e padiskutueshme se ka pasur një egërsi të opozitës dhe mungesë respekti për shkak të racës,” tha Axelrod për CNN.

“Koncepti i racës në Amerikë nuk është vetëm gjenetike po edhe kulturore”, është shprehur Obama.

Comments