Obama: Merkel ka qënë partnerja më e mirë e Amerikës këto 8 vite

214

Obama: Merkel ka qënë partnerja më e mirë e Amerikës këto 8 vite

Presidenti amerikan, Barack Obama është planifikuar të zhvillojë sot takimin e tij të fundit dypalësh me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në kryeqytetin gjerman, ndalesa e fundit në Evropë, e turneut të tij të lamtumirës para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar.

Marrëdhëniet mes Obamës dhe Merkelit, tetë vjet pasi ai erdhi në pushtet dhe 11 vjet pas ardhjes së saj në detyrë, kanë qenë të karakterizuara në pjesën më të madhe nga vlerësimi i ndërsjelltë, pavarësisht publikimit të një afere spiunazhi që shkaktoi disa mosmarrëveshje në vitin 2013.

Para se të largohej nga Uashingtoni për turneun në Evropë, Obama iu referua Merkelit si “partnerja më e afërt ndërkombëtare në këto tetë vitet e fundit

Comments