Obama qetëson Erdoganin: “SHBA-ja vazhdon të mbështesë Turqinë“

301

 

1035799985

Presidenti amerikan Barak Obama u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të dielën, në samitin e “G20” në Kinë dhe i risiguroi atij se SHBA-ja vazhdon të ketë të njëjtin qëllim për të ndihmuar Turqinë pas grushtit të shtetit në korrik dhe për të sjellë drejtësinë në vend.

“Departamenti i Drejtësisë dhe ekipi im i sigurisë kombëtare do të vazhdojnë të bashkëpunojë me autoritetet turke për të përcaktuar dhe për tu  siguruar se ata që kryen këto aktivitete do të dalin para drejtësisë”, tha Obama, i cituar nga “CNN”.

Pas përpjekjes për të përmbysur qeverinë e tij, Erdogani ka marrë masa të ashpra për të konsoliduar pushtetin, masa që duhet të themi se kanë qënë goxha shqetësuese për avokatët e të drejtave të njeriut dhe po njësoj për zyrtarët amerikanë

Udhëheqësi turk i ka bërë disa herë thirrje Obamas për ekstradimin e klerikut me bazë në SHBA Fethulah Gulen, që e konsideron si orkestruesin e grushtit ushtarak,  e madje ka shkuar edhe më larg duke ngritur dyshime se CIA amerikanë ka bashkëpunuar me të.

Comments