OBRM-PDUKM-ja e ka përshëndetur vendimin e LSDM-së për të kërkuar shpërndarjen e kuvendit të Maqedonisë, duke deklaruar se shpresojnë që Zoran Zaevi nuk do të ikë nga zgjedhjet.

Kjo parti propozon që sot, në ora 17, kuvendi të caktojë seancë për sjelljen e buxhetit të vitit 2017, që do të garantojë pagesën e rregullt të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale dhe pagesën e nevojave tjera të qytetarëve.

Ndërkaq, si pikë e dytë e rendit të ditës, propozohet të jetë pikërisht shpërndarja e kuvendit dhe për këtë pikë të diskutohet në ora 19.