Partia në pushtet OBRM-PDUKM është njëra nga partitë më të pasura politike në nivel të Evropës, ka treguar hulumtimi i SCOOP – Qendra për gazetari hulumtuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia posedon 93 fletë posedimi në të cilët është regjistruar sipërfaqe e përgjithshme më e madhe se 33.000 metra katrorë.

Vlera e përgjithshme e pronës së OBRM-PDUKM vlerësohet në rreth 60 milionë euro.

Vetëm për krahasim me Union Kristian Demokrat të Angela Merkel në Gjermani posedon pronë në vlerë prej 50 milionë euro, ndërsa partia Punëtore dhe Konservatore në Britaninë e Madhe, së bashku posedojnë pronë jo më të madhe se 20 milionë sterlina.