OBSH: Më shumë se një milion njerëz po infektohen në ditë nga sëmundjet seksualisht transmetuese

618

Shumica dërrmuese e infeksioneve janë lehtësisht të parandalueshme dhe shëruese.

Por disa sëmundje – në veçanti gonorreja – po zhvillohen në forma super të shpejta dhe që janë gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar me antibiotikë, tha OBSH në një raport.

“Infeksionet e transmetuara seksualisht janë kudo”.

”Ato janë shumë më të zakonshme se sa mendojmë”, u tha gazetarëve Teodora Wi, një zyrtar mjekësor në departamentin e OBSH-sw për shëndetin riprodhues dhe hulumtim ndërsa të dhënat u liruan së fundi.

Comments