OBSH njofton se po bombardohen edhe spitalet në Aleppo (VIDEO)

184

Një video e publikuar nga Aleppo Medial Center, që raportohet të jetë xhiruar të shtunën e shkuar tregon pamje të rënda të pacientëve të vrarë dhe plagosur, brenda një spitali, si pasojë e sulmeve ajrore.

Në Aleppo po sulmohen edhe spitalet dhe për këtë të gjitha spitalet tashmë janë jashtë shërbimit pas disa ditë sulmesh ajrore.

Për këtë ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilët edhe kanë publikuar një video ku shihen pamje të rënda të pacinetëve të vrarë dhe të plagosur, brenda spitalit.

Por nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportohet se disa spitale janë ende në funksion, por qytetarët janë të frikësuar që të marrin trajtim në to, pasi janë caqe të mundshme të sulmeve ajrore.

 

Comments