Oda Ekonomike e Maqedonisë: kompanitë vendore të shtrijnë tregun në Lindjen e Mesme

181

Moebel THEMA

Oda Ekonomike e Maqedonisë porosit kompanitë vendore që ta përhapin tregun në Magreb si dhe në Lindjen e Mesme, pasi që ky treg përafërsisht numëron 400 milion njerëz, është treg atraktiv dhe mundësi e mirë për eksport të produkteve vendore.

Potenciali i kompanive vendore për qasje në biznes me Lindjen e Mesme dhe Magrebin janë sferat e bujqësisë, ndërtimtarisë, tekstilit, industrisë ushqimore, farmacisë, si dhe fusha të tjera.

“Kryesisht eksportohet duhan, pemë, perime, produkte të tjera ushqimore, prodhime farmaceutike dhe prodhime të metaleve të ndryshme”,- thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

“Kryesisht veprojmë  të vetëm, sepse deri më tani s’ka pasur qasje të organizuar për kompanitë nga Maqedonia. Në periudhën e ardhshme parashikojmë të marrim pjesë në panaire të ndryshme  për prodhime ushqimore, të cilat me të vërtetë kemi potencial të madh, por dhe me produkte të tjera”,-thanë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë u promovua doracaku i veçantë në të cilin janë të përfshirë parametrat ekonomike të Lindjes së Mesme dhe në Magreb kryesisht veçoritë ligjore, mundësitë e eksportit, si dhe kultura të ndryshme në këto vende.

Comments