Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Fondacioni Albiz mobilizojnë kompanitë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Fondacioni Albiz mobilizojnë kompanitë donatore të fondacionit dhe kompanitë anëtare të OEMVP-së për të ju ndihmuar banorëve të vendeve të prekura nga vërshimet transmeton Faktiditor.

Sot u mbajt mbledhje me sektorin e biznesit ku prezent ishin 22 kompani të cilat vetëm për fazën e parë kanë grumbulluar fond në vlerë prej mbi 110.000 euro. Fondacioni Albiz dhe OEMVP janë në kontakte permanente edhe me kompanitë tjera të cilat dëshirojnë ti bashkëngjiten kësaj iniciative.
Njëkohësisht Fondacioni Albiz dhe OEMVP janë në kontakt me qytetarët të cilët ad hoc dorëzojnë kërkesa duke siguruar informacione për gjendjen e tyre dhe nevojat momentale./Faktiditor/.