ODIHR hapi sot misionin vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

166

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Nieriut (ODIHR) hapi sot një mision vëzhgues të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale te 19 Tetorit, pas ftesës së autoriteteve kombëtare, transmeton Portalb.mk.

Misioni udhëhiqet nga ambasadori Matteo Mecacci dhe përbehet nga 13 ekspertë ndërkombëtarë me seli në Shkup. 24 vëzhgues afatgjatë do te vendosen në të gjithë vendin nga 11 Shtatori. ODIHR ka kërkuar gjithashtu 250 vëzhgues afatshkurtër që të mbërrijnë pak para ditës së zgjedhjeve.

“Misioni do të vlerësojë zgjedhjet për pajtueshmërinë e tyre me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet tjera ndërkombëtare, si dhe me legjislacionin kombëtar. Vëzhguesit do të ndjekin regjistrimin e votuesve, regjistrimin e kandidatëve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe organeve përkatëse shtetërore, zbatimin e kornizës legjislative, financimin politik dhe të fushatës si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Ata gjithashtu do të vlerësojnë zbatimin. Ata gjithashtu do të vlerësojnë zbatimin e rekomandimeve të mëparshme”, thonë nga Misioni.

Gjatë gjithë vëzhgimit të tij, misioni do të zhvilloj takime me përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe partive politike, si dhe me autoritetet gjyqësore, shoqërinë civile dhe mediat.

“Në ditën e zgjedhjeve, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian planifikojnë t’i bashkohen misionit të ODIHR-it për të vëzhguar hapjen e qendrave të votimit, votimin, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.

Një raport i ndërmjetëm do të publikohet rreth dy javë para ditës së zgjedhjeve për të informuar publikun dhe mediat gjatë vëzhgimit. Një raport përfundimtar që vlerëson të gjithë procesin zgjedhor dhe që përmban rekomandime do të publikohet dy muaj pas përfundimit të procesit zgjedhor. Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i ODIHR-it dhe Misioni i OSBE-së në Shkup veprojnë veçmas dhe në mënyrë të pavarur sipas mandateve të tyre përkatëse”, thuhet në njoftim.

Comments