OEMVP, bizneset insistojnë në hapjen e terminalit doganor në Jazhincë



Bizneset e vendit insistojnë në hapjen e terminalit doganor në vendkalimin kufitar në Jazhincë.
Sipas Xhemail Dautit, hapja e këtij temrinali është një nevojë imediate për 11 500 kompani që operojnë, në zonën e Pollogut, shumica e të cilëve kanë shkëmbim tregtar më Kosovën.
“Duke pasur parasysh se pjesa dërmuese e këtyre ikompanive janë kompani të vogla dhe të mesme dhe lëvizja e eksporrit do ta lehtosoj që të kaloj malli kufirin. Hyrja e mallrave në Kosovë nga Maqedonia ekziston vetëm permës pikës kufitare të Bllacës dhe nuk ka asnjë alternative tjetër. Duke pasur parasysh terenin e rrugës në grykën e Kaçanikut që ka kohë pas kohë defekte, ne jemi të detyruar në moment kur mbyllen rugët të mallin ta transferojmë nëpërmjet Shqiprisë dhe Sërbisë” – deklaroi Xhemail Dauti nga OEMVP.
Dauti informoi se OEMVP prej vitit 2006 kërkon hapjen e këtij terminali, ndërsa javën që kaluam OEMVP në bashkëpunim me kompanitë që operojnë në zonëmn e Pollogut kanë bërë një shkresë zyrtare drejtuar qeverisë për hapjen e këtij terminali doganor.
“Ne nënshkruam një marrëveshje ku kërkesën e përkrahin edhe të gjitha komunat e rajonit të Pollogut, drejtuar qeverisë dhe institucioneve përkatëse që qeveria të mar vendim dhe të ndëgjoj këtë kërkesë” – tha Xhemail Dauti nga OEMVP.
Dauti gjithashtu informoi se kanë marë edhe gatishmërinë nga ana e ambasadorrit të Kosovës Ylber Hysa për hapjesn e këtij terminali doganor, dhe tanimë mbetet vetëm vullneti i qeverisë së Maqedonisë për tu hapur ky terminal doganor.