OEMVP: Zgjedhjet e reja do ta shkatërojnë ekonominë e Maqedonisë

159
fatmir-bytyqi1.jpg

Shkup, 5 shkurt – Zgjedhjet e reja do të ishin tronditje për ndërmarrësinë në Maqedoni. Në këtë rrjedhë do të vazhdojë zvarritja por edhe regresi i zhvillimit ekonomik të planifikuar, këtë e tha Fatmir Bytyqi në intervistën për REL.

 

“Për fat të keq, kriza politike shkaktoi zvarritje të zhvillimit ekonomik, të cilën të gjithë po e shohim. Në si Odë Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, disa herë jemi shprehur se kriza politike do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik. Vitin 2016 e përmbyllëm me shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik, kurse nga ana tjetër ndërmarrjet vazhdojnë të kenë probleme me likuidimin, rrjedhën e punës, me shlyerje të borxheve ekzistuese, duke përfshirë këtu edhe institucionet shtetërore, por edhe ndërprerje dhe zvarritje të marrëveshjeve, kjo për arsye se nuk mund ti zbatojnë për shkak të vështirësive në zbatim”, tha Fatmir Bytyqi, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Krahas kësaj, OEMVP-ja nga Qeveria e re presin transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit, sepse kjo, sipas tyre, për Republikën e Maqedonisë, do të jetë mundësia e vetme e daljes nga kriza politike.

“Parimet kryesore që i kërkojmë nga Qeveria e ardhshme janë transparenca dhe llogaridhënia, kurse e dyta është sundimi i ligjit. Sundimi i ligjit sepse velrësojmë se ajo do të sigurojë funskionalitet të të gjithë institucioneve, në nivele të ndryshme, do të mundësojë zbatim të drejtë dhe afirmativ të ligjeve, të cilat janë të domosdoshme për ndërmarrësinë. Nuk do të flas për atë se a të realizoohet ajo nga të njëjtët individ, por vlerësojë se arritja sundimit adekuat të ligjit do të jetë mundësia e vetme e daljes së Maqedonisë nga kjo krizë politike”, tha ndër të tjerash Fatmir Bytyqi.

 

Mundësinë e zgjedhjeve të reja në Maqedoni, OEMPV-ja e konsideron goditje për ndërmarrësinë në Maqedoni, por edhe regres në zhvillimin ekonomik të planifikuar.

 

“Nëse nuk formohet Qeveri e re, dhe nëse kemi zgjedhje të reja, konsiderojmë se kjo do të jetë një goditje e madhe për ndërmarrësinë në Maqedoni, madje edhe regres i zhvillimit ekonomik të planifikuar dhe për fat të keq, aspak nuk presim që politikanët ta kenë si skenar të tyre, sepse nuk do të donin të aludojmë se ai do të ishte një skenar i errët për Maqedoninë si shtet dhe për ndërmarrësinë. Është e mundur të ketë shenja të një skenari të errët, por është e ditur se paraqet shkatërrim të sektorëve të caktuar ekonomik, që me shumë gjasa do të kërkojë më shumë kohë që të rimëkëmben dhe të funksionojnë në mënyrë normal”, tha ndër të tjerash Fatmir Bytyqi.

Comments