Ofendoi shoqen e sëmurë me kancer, ja ndëshkimi që i bën e ëma (Video)

211
fresco

midle

 

Në këtë video do të shihni sesi një nënë ndëshkon të bijën, pasi kjo e fundit ka përqeshur një vajzë pa flokë që vuan nga kanceri.

Siç shihet edhe në videon e publikuar në internet, e ëma merr vajzën dhe i shkurton flokët. Nga pamjet duket vajza që qëndron e ulur në dysheme duke bërtitur teksa nëna e saj i rruan kokën.

Brenda pak kohësh videoja ka bërë xhiron e botës. Shumë persona komentojnë se nëna nuk është prind i mirë, pasi nuk ka ditur sesi të ndëshkojë dhe të këshillojë të bijën.

Ndërsa shumë të tjerë thonë se nëna ndëshkon vajzën e saj, pasi ajo ka publikuar foto nudo në rrjetet sociale. Ndërkohë mendohet se videoja është bërë në Portugali, por nga audioja është e vështirë të kuptohet.

Comments