Ofron dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme në Serbi

515

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka ofruar dorëheqjen e tij presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Ana Brnabiq.

Siç raportojnë mediat serbe, ai dyshohet se e bëri këtë pasi i ishte thënë të mos arrestojë përkrahësit e Dragan Djilas dhe Boshko Obradoviq.

Mediat serbe po ashtu shkruajnë se “ata hynë në stacionin policor në Luçan, dhe se keqtrajtuan dhe ofenduan policinë”.
Po ashtu thuhet se është duke u zhvilluar një takim i kreut të lartë të partisë SNS të Vuçiq, e cila po shqyrton situatën në Luçan dhe dorëheqjen e Stefanoviq.
Aleanca për Serbinë lansoi pamje të ngjarjeve nga stacioni policor në faqen e saj në Facebook.

Comments