Ohër, një person është rrahur për vdekje


Një qytetar nga Ohri u rrah për vdekje pas një përleshje me bashkëqytetarin e tij.
Sipas informatave paraprake, në zënkën verbale dhe përleshjen fizike ka ndërhyri edhe djali i një prej pjesëmarrësve në rrahje dhe e kanë rrahur deri në vdekje bashkëqytetarin e tyre, përcjell TetovaSot.
Incidenti ka ndodhur para një lokali, në rrugën Budva në lagjen “Radojca Novichiq” në Ohër.
Nga SPB Ohër thonë se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, dhe se po inspektojnë rrethanat që lidhen me ngjarjen.