OKB: Rrezik për katastrofë humanitare në Mosul

212

Shpërngulja e njerëzve nga Mosuli alarmon OKB-në

Një shpërngulje masive e popullsisë mund të fillojë për një javë në Mosul, alarmohet OKB-ja, disa orë pas fillimit të një operacioni të forcave irakiane për të rimarrë qytetin e dytë të vendit, që është nën kontrollin e ISIS-it.

Ripushtimi i Mosulit, që filloi sot në mbrëmje nga autoritetet irakiane të mbështetura nga një koalicion ndërkombëtare antixhihadist të drejtuar nga SHBA-ja, ka rritur frikën për një katastrofë humanitare për rreth 1,5 milionë banorë që jetojnë ende në këtë qytet në veri të vendit.

Sipas ushtrisë irakiane këto shpërngulje masive të popullsisë mund të fillojnë brenda një jave dhe në dy javët e para mendohet të jenë shpërngulur rreth 200 mijë persona.

Comments