Oklahoma e çon në prag të eliminimit Denver Nuggetsin
Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore në ndeshjen e play-offit ndaj Denver Nuggetsit.
Oklahoma, me fitoren e djeshme ndaj Nuggetsit çoi serinë e play-offit në 3-2 dhe janë shumë afër finales së Konferencës Perëndimore.
Ylli i ndeshjes për Oklahoman ishte Shai Gilgeous-Alexander, i cili arriti kuotën e 31 pikëve me 7 asiste dhe 6 rebounds, ndërsa për Denverin ishte Nikola Jokiq, i cili shënoi 44 pikë, me 15 rebounds dhe 5 asiste duke u bërë lojtari i 8-të në histori të NBA-së që arrin këtë gjë.
Ndeshja u mbyll me rezultat 105-112, në favor të skuadrës vendëse dhe ndeshja e 6-të do të jetë vendimtarja për të përcaktuar finalistin e Konferencës Perëndimore në NBA./IndeksOnline/