Oktapodi serb!

670

aktualitet

Oktapodi i Beogradit çetniku Aleks, tashmë ka futur në lojë liderët shqiptarë labil dhe të shitur se me Open Ballkanin fitojnë të gjithë aq më tepër se këtë nisë e mbështet edhe SHBA-ja ndaj duhet pranuar si nismë e një mini Shengeni që do ta ngjallë ekonominë Ballkan.
Po kaq zemërmirë dhe mendjehapur qënkësh ky vëllami i Edvinit Aleks çetniku që po na shet dëngla për ringjalljen e ekonomisë duke shmangur Procesin e Berlinit duke na ofruar drithin serb me grurë krunde për Shqipërinë se do na mbajë me energji elektrike kur ne shqiptarët do jemi në krizë.

Ky është çetniku Aleks mendjehapur me projektin Ballkan i Hapur, kur nuk ka hequr dorë nga pretendimet teritoriale ndaj Kosovës të cilën e mban në kushtetutë si ‘monument trashëgimie historike’!
Duhet të jeshë i mangët në kokë dhe i shitur që mos e kuptosh se vëllami i Edvinit e do bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë me thikë pas kurrizit!
Duhet të jeshë leshko se vërtet çetniku i Beogradit është bërë qengj dhe se me Open Ballkanin do përfitojnë të gjithë.

Përgjigjja e vetme për këto nisma dyshuese është se përmes Open Ballkanit përfiton vetëm Serbia si ekonomia më e fuqishme në rajon ndërsa me hapjen e këtij tregu të famshëm të Open Ballkanit shqiptarët do të vazhdojnë të hanë krundet e mjellit serb dhe pak energji elektrike si lëmoshë për të varfërit gjatë muajve të ftohta të dimërit.

Shqiptarët duket se po e hanë sapunin serb për djathë Shumadie edhe këtë radhë duke e shmangur Procesin e Berlinit i cili nuk ka të bëj me këto nisma rajonale që favorizon Serbinë si lider hegjemonist në rajon, por ofron pjesëmarrje të barabartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në një bashkëpunim rajonal serioz dhe jodiskriminues.

”Procesi i Berlinit është një iniciativë ndërqeveritare rajonale diplomatike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për normalizimin e rigjallërimin e marrëdhënieve rajonale në fushën e infrastrukturës, zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve rinore si dhe integrimin e shteteve të lartpërmendura tyre në Bashkimin Europian”.

Open Ballkani nuk është gjë tjetër dominim i hegjemonisë serbo-ruse në rajon përmes çetnikëve dhe servilëve të tyre si arumuni Ramu, ”cërnogorci” Abazoviq apo ‘torbeshi’ Alija, që shqiptarëve u thonë lëreni të kaluarën dhe folklorizmat se sot duhet të jemi mendjehapur si Ballkani i Hapur që mendon natë e ditë për të mirën tuaj o popull i dashur fukara!

Shprehja popullore si: ”Kjo kokë do një okë një të shkërdhyer se ngop dot”, është reflektimi dhe përgjigjja që duhet ta kuptojnë shqiptarët nga oferta me sheqerka të ”namatisura” serbe për Open Ballkanin.

Medai Shaholli

Comments