Oliver Spasovski: Celula 1 dhe 2 e uli numrin e xhihadistëve nga Maqedonia në rajonet e krizës
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski vlerësoi se me aksione policore, sidomos me Celula 1 dhe 3 ku janë zbuluar 13 shtetas të Maqedonisë që janë kthyer nga rajonet e krizës, në mënyrë drastike është ulur numri i personave që po shkojnë në rajonet e krizës.
“Puna e jonë është që të jemi vazhdimisht të përgatitur për të intervenuar që të mos shkojnë në ato rajone, por edhe të zbulojmë rrezik nga ata që kthehen. MPB disponon me numrin e atyre që janë kthyer, por më rëndësishme është që të punohet në terren që të mos ketë qytetar të ri që do të shkojnë në rajonet e krizës”, theksoi Spasovski.