Operacion i madh i forcave turke në 12 rajone kundër kurdëve

348

Diyarbakir, 10 shtator – Vazhdojnë me vendosmëri operacionet me mbështetje ajrore të nisura në 12 rajone kundër organizatës, siç e quan pushteti zyrtar i Turqisë, terroriste PKK në lindje dhe juglindje të Anadollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e sigurisë kryejnë operacione kundrejt pjesëtarëve të PKK-së të cilët vendosin barrikada, dhe hapin gropa në rajonet İdil, Silopi, Cizre dhe në qendër të qytetit Şırnak, në rajonet Nusaybin, Dargeçit dhe Derik të qytetit Mardin, në rajonet Bismil, Sur dhe Silvan të qytetit Diyarbakir, në rajonin Varto të qytetit Muş dhe në rajonin Yüksekova të qytetin Hakkari. Ndërkohë, pas pastrimit të qendrave të qyteteve prej tyre, ata kanë intensifikuar operacionet kundër zgjatimeve të organizatës në rajone rurale.

Ushtarët, të cilët ndryshe quhen edhe “Mehmetçik”, me qëllim neutralizimin e, siç i quajnë në Turqi, të terroristëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në zonat malore ku bëhet fjalë se ndodhen edhe drejtuesit e lartë të organizatës dhe për shkatërrimin e bunkerëve, strehimoreve, depove, pozicioneve kundërajrore të cilët përdoren nga anëtarët e organizatës po kryejnë operacione me mbështetje ajrore në 12 pika kritike në qytetet Kars, Bingöl, Tunceli, Diyarbakir, Şırnak, Hakkari dhe Ağrı.

Gjithashtu edhe ruajtësit e përkohshëm të fshatrave japin mbështetjen e tyre ndaj operacioneve të ndërmarra në 12 pikat e përcaktuara në kuadër të pamjeve satelitore, nëpërmjet dronëve dhe informacioneve të shërbimeve inteligjente. Këto operacione janë përqendruar në 12 pika në zonat rurale të rajoneve Çukurca të qytetit Hakkari, në rajonet Lice, Hani dhe Kocaköy të qytetit Diyarbakır, në malin Tendürek në qytetin Ağrı, në zonat Çemçe-Madur të rajonit Kağızman në qytetin Kars, në rajonet mes Aliboğazı dhe Çemişgezek – Hozat në qytetin Tunceli.

Në Çukurca janë neutralizuar 186 pjesëtarë të PKK-së

Në operacionin e nisur në zonat rurale të rajonit Çukurca në qytetin Hakkari deri më sot janë neutralizuar 186 pjesëtarë të PKK-së. Gjithashtu në operacionin e ndërmarrë nën drejtimin dhe menaxhimin e Komandës së Divizionit të 3-të të këmbësorisë marrin pjesë edhe Brigada e Parë e Komandove, Brigada e Dytë Kufitare, njësi të operacioneve speciale të xhandarmërisë, forcat ajrore si dhe njësi tokësore dhe të artilerisë. Mësohet se është pastruar nga elementët terroristë kampi i ashtuquajtur Ertüş brenda kufijve të Turqisë i cili përfshin rajonin (Kale Tepe, zonën prapa malit Hisar, fshatin Ertüş dhe zonën Uzundere).

Ndjeshmëri ndaj civilëve

Edhe operacioni i nisur 3 ditë më parë kundër PKK-së nën drejtimin dhe menaxhimin e Komandës 7 vazhdon në zonat ku kryqëzohen rajonet Lice, Hani dhe Kocaköy në qytetin Diyarbakir.

Gjatë operacioneve tregohet një ndjeshmëri e madhe për të mos dëmtuar civilët që banojnë në këto zona, ku bëhet e ditur se prefektura e qytetit Diyarbakir në kuadër të këtij qëllimi shpalli gjendjen e ndalimit të daljes në rrugë për 13 fshatra në këtë zonë ku dhe më pas nisën operacionet.

Operacionet ajrore përtej kufirit

Bëhet e ditur se janë ndërmarrë sulme ajrore edhe kundër kampeve të organizatës së PKK në veri të Irakut e cila ka marrë një goditje të madhe me operacionet me vendosmëri brenda vendit.

Në këtë kuadër janë qëlluar nga ajri objektivat e kampeve të organizatës terroriste separatiste në Avashin, Basjan, Kandil, Zap dhe Hakurk në veri të Irakut. Si rezultat i operacioneve ajrore janë neutralizuar një numër i madh i pjesëtarëve të PKK-së si dhe janë asgjësuar armë, bunkerë, strehimore dhe shpella të cilët përdoreshin nga terroristët.

Comments