Operacion kundër terrorizmit në Marok, arrestohen 52 persona 

279

 

z-564

52 persona janë arrestuar nga policia marokene me dyshimin për lidhje me milicinë ekstremiste të Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi sot Ministria e Brendshme e shtetit afrikan.

”Të 52 personat u arrestuan pas një operacioni gjigant të filluar më 19 korrik, ku u ndaluan gjithsej 143 persona”, tha policia në komunikatën e rastit.

”Dyshohet se të arrestuarit kërkonin ngritjen e një celule të ISIS-it në Marok”, sipas ministrisë së sipërcituar.

Qindra ekstremistë në Marok, Tunizi dhe Algjeri dyshohet se i janë bashkuar ISIS-it në Siri, Irak dhe Libi, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Comments