Operacion policor: 4 të rinj kapen me euro false në Tiranë

170

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së Tiranës, për goditjen e një grupi që vinte në qarkullim euro të falsifikuara.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë: Alesio Brungaj, 19 vjeç, banues në Shkodër, një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë, Serxhio Lala , 26 vjeç, banues në Tiranë, Enis Aliaj, 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, A. P., 19 vjeç, banues në Krujë, u shpall në kërkim.

Sipas policisë, S. L., E. A. dhe i mituri u kapën në flagrancë në një postë në Tiranë, teksa tentonin të tërhiqnin 11 pako me kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Këto dërgesa ishin bërë nga A. B., i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar aktivitetin dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.

Operacioni i koduar “Ërong Delivery”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Comments