Operacioni “Mesnata” në Vlorë, sekuestrohen 725 kg kanabis sativa në një vilë Arrestohet pronari
Operacioni “Mesnata” në Vlorë zbuloi një ngarkesë të madhe kanabis sativa në një vilë katërkatëshe në qytetin e Vlorës. Pronari i saj përfundoi në pranga. Sipas njoftimit të policisë, në operacion mori pjesë dhe Delta Forca. Operacioni u zhvillua në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4 katëshe, në pronësi të Artan Kalemit, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr. Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete. Policia arrestoi Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë i cili është pronari i katërkatëshit dhe Xhemil Kalemi 41 vjeç i përfshirë në drogë. Njëkohësisht po vijojnē verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.