Pasi votimet e 30 qershorit kaluan dhe, sikurse pritej, PS mori të gjitha bashkitë e vendit, opozita ka vendosur të vijojë me aksionin e saj.
Ditën e hënë, më tetë korrik, është njoftuar se do të zhvillohet protesta e 10-të, në rang kombëtar.
Vendimi për vijimin e protestave u mor në mbledhjen në selinë e PD të strukturave më të larta dhe të krerëve të bashkive, ndërsa pritet të zhvillohet në orën 20:00.
Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim ët shkurtër për mediat, Basha ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës.
“Dua ti ftojë të gjithë këta qytetarë dinjitozë të na bashkohen ditën e hënë në orën 20 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuara për çmontimin e diktaturës”, tha Basha

