Opozita serbe ka kaluar natën në kuvend

404
fresco

  

Deputetët e opozitës gjatë natës, çdo dy orë kanë mbajtur konferenca për shtyp, në të cilat secili grup parlamentar ka paraqitur vërejtjet e tij për buxhetin e propozuar

Deputetët e opozitës, të cilët natën e kanë kaluar në Kuvendin e Serbisë në shenjë proteste pse nuk kanë mundësi të paraqesin amendamentet e tyre në Propozimin e buxhetit të tij, kanë ftuar sot në mëngjes kryetaren e parlamentit Maja Gojkovic që ta thërrasë kolegiumin, në të cilin shefat e grupeve parlamentare do të merreshin vesh mbi normalizimin e punës së kuvendit, transmeton GazetaMetro.net.

midle

Deputetët e opozitës gjatë natës, çdo dy orë kanë mbajtur konferenca për shtyp, në të cilat secili grup parlamentar ka paraqitur vërejtjet e tij për buxhetin e propozuar.

Depotetja Tanja Macura në konferencën për shtyp sot në ora 5.00, siç ka shkruar në Twitter, ka thënë se ns kolegium do të jetë e mundur që shefat e gruypeve parlamengare në atmosferë të civilizuar të merren vesh se si do të punojnë, sepse, sipas saj, janë bërë të pakuptimta aktivitetet e deputetëve të koalicionit në pushtet, të cilët e shpenzojnë kohën duke paraqitur amendamente, prej të cilave pastaj heqin dorë.

Ajo ka vlerësuar se opozita ka treguar unitet në luftën që të kthehet debati mbi ligjet atje ku e ka vendin.

Comments