Opozita s’ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë (Video)
Jo vetëm çështja e demarkacionit i ka bashkuar partitë opozitare në vend rreth një kauze. Kërkesat e opozitarëve nuk pritet të pushojnë deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Përfaqësuesit e të tria partive në opozitë, AAK, Nisma dhe VV, konsiderojnë se Qeveria është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Kosova ka humbur shumë kohë duke mos e përfillur zërin e qytetarëve si dhe protestat jashtë e brenda Kuvendit. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj, vlerëson se Kosova tashmë është në krizë të thellë politike dhe ekonomike. /Tribuna Channel/