Nëse palët negociouse nuk arrijnë marrëveshje të plotë për zgjidhjen e kontestit bilateral për emrin, Shkupi do të bëhet vëzhgues në NATO. Këto janë parashikimet e deputetitë të partisë opozitare greke Demokracia e Re, Nikitas Kaklamanis. Në një intervistë për radion 247, Kaklamanis, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Greqisë, ka thënë se vështirë mund të arrihet marrëveshje e plotë deri në korrik.
“Parashikimi im është se në Samitin e NATO-s, pasi që mendoj se deri atëherë nuk do të arrihet marrëveshje, mund të bjerë propozimi në tavolinë, siç ka kërkuar Greqia, posaçërisht për ndryshimet në Kushtetutë, mund të bjerë propozim në tavolinë dhe qeveria e Ciprasit dhe Kamenosit të pranoj atë, se në rregull, nuk është arritur marrëveshje e tërësishme por ta vendosim Shkupin në NATO si vëzhgues”, ka deklaruar ai.
/Shenja/