Orav, optimist për zgjidhjen e krizës politike

163

Moebel THEMA

Çështja e listës zgjedhore dhe ajo e mediave, duhet të zgjidhen deri më 31 gusht. Kështu ka deklaruar, euroambasadori në Shkup, Aivo Orav, i cili po numëron ditët e fundit të mandatit të tij. Orav, gjatë një interviste për portalin MKD, është shprehur optimist sa i përket zgjidhjes së krizës,  duke thënë se marrëveshja e 20 korrikut ishte shumë e qartë dhe se këto elemente do të zbatohen para 31 gushtit. Ai beson  se askush nuk do të ketë asnjë arsyetim që të tërhiqet nga marrëveshja dhe shpreson që kriza do të përfundoj këtë vit.

“Ajo do të thotë se kjo krizë politike zgjat dy vite apo nëse llogarisim nga 24 dhjetori i vitit 2012, tashmë 4 vjet. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë reformë gjatë këtyre viteve. Vendet tjera përparojë, ndërsa i juaju ka ngelur në vend. Ka shumë probleme në BE, shumë vështirësi jashtë nga BE, bota rreth nesh ndryshohet. Edhe vendi juaj dhe politikanët duhet të vendosin nëse janë të bindur që BE dhe NATO janë qëllim prioritar, ndërsa për atë nuk mjaftojnë fjalët, por edhe puna”, tha Aivo Orav.

Duke folur për shkurtimi i mjeteve të fondeve IPA, Orav ka deklaruar se njëra ndër arsyet për shkurtimit e këtyre mjeteve ka qenë edhe kriza politike.

Comments