Organizata e drogës/ Shuhet ‘ëndrra zvicerane’, arrestohet i arratisuri i 22-të. Emri

157

Organizata e drogës/ Shuhet ‘ëndrra zvicerane’, arrestohet i arratisuri i 22-të. Emri

Ai arriti t’i shpëtonte operacionit “Kamarina Drugs2”, që më 22 tetor, ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare të trafikimit të drogës. Por, shqiptari është arrestuar në zonën e Lombardisë, ku ishte fshehur dhe priste të transferohej në Zvicër, raportojnë sot mediat italiane.

Bëhet fjalë 39-vjeçarin Bledi Sota, i kërkuar nga policia italiane pasi ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata, që ka lëshuar edhe 21 urdhër-arreste të tjera, të ekzekutuara disa ditë më parë.

Sota shkoi në Breshia për t’u fshehur policisë dhe nga aty po përgatitej të lëvizte në Milano e më pas në Zvicër, ku kishte planifikuar të jetonte, raportojnë mediat lokale.

Por, në stacionin hekurudhor qendror në Milano, atë e priste një surprizë. Karabinierët ishin duke e pritur. Dhe sapo mbërriti me trenin e nisur nga Breshia, e bllokuan.

Shqiptari kishte lënë takim me një bashkatdhetar për të shkuar të dy në Zvicër. Pasi u arrestua, ai u shoqërua në burgun e “San Vittore”, në pritje për tu marrë në pyetje nga autoritet.

21 të arrestuarit e tjerë janë në burgjet e Ragusa-s, Gela-s dhe Caltagirone-s. /Syri.net/

Comments