Organizata e veteranëve të UÇK-së reagon për ftesën e Speciales ndaj Adem Delisë

505
fresco

Ish-luftëtari i UÇK-së, Adem Delija, është ftuar nga Gjykata Speciale, që të paraqitet atje si i dyshuar.

Organizata e Veteranëve e UÇK-së, kanë reaguar duke thënë se drejtësia ndërkombëtare, që prej UNMIK-ut, EULEX-it e deri te Gjykata Speciale nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë drejtësi e besueshme.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka theksuar vazhdimisht se drejtësia ndërkombëtare, që prej UNMIK-ut, EULEX-it e deri te Gjykata Speciale, as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë drejtësi e besueshme dhe serioze”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, në reagimin e tyre thuhet se ftesat janë një lojë e cila po bëhet nëpërmjet telefonatave dhe rrjeteve sociale.

“Reagimin e bazojmë, përveç tjerash, edhe në lojën me ftesa e cila bëhet përmes telefonatave, rrjeteve sociale, por edhe fletëthirrjet që po iu dërgohen personave anekënd Kosovës.Rasti më i freskët është edhe skandali i radhës, sepse fletëthirrja që i është dërguar bashkëluftëtarit tonë Adem Delija nga Prizreni, në të cilën i shkruan se duhet të paraqitet si i dyshuar për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, me datë 3 tetor 2019, i dorëzohet po të njëjtën ditë me datë 3 tetor 2019”.

Comments