Orteku në Nepal merr jetën e 7 alpinistëve
Shtatë persona u vranë nga një ortek në Nepalin qendror teksa përpiqeshin të ngjiten në një mal, transmeton Anadolu.
Një grup prej 15 personash, përfshirë pesë alpinistë të huaj dhe dhjetë guida nepaleze, u godit nga orteku në kampin bazë të majës Yalung Ri në qarkun Dolakha.
“Shtatë trupa janë rikuperuar, përfshirë pesë të huaj dhe dy nepalezë. Tre janë amerikanë, një është italian dhe një tjetër kanadez”, tha Gyan Kumar Mahato, kreu i policisë së qarkun Dolahka, duke shtuar se katër persona u lënduan dhe katër të tjerë mbeten të zhdukur.
Ai tha se një helikopter u dërgua për një operacion shpëtimi, por nuk arriti të ulej për shkak të kushteve të rënda të motit.
Deri të premten, Nepali kishte dhënë leje për 1.450 alpinistë për të ngjitur 59 male gjatë sezonit të ngjitjes vjeshtore, që zgjat nga muaji shtatori deri në muajin nëntor.

