OSBE: Deri më tani nuk ka informacione për probleme


Ditë e qetë zgjedhore pa probleme, përfaqësuesit e vëzhguesve nga OSBE-ja nuk kanë vërejtur në procesin zgjedhor.
Shefi i vëzhguesve të OSBE-së, Azaj Gulijev deklaroi se këto zgjedhje janë të patjetërsueshme që Maqedonia të dal nga kriza politike e cila tashmë është duke zgjatur dy vite.
Koordinatori special përgjegjës për udhëheqjen e misionit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, Roberto Bateli deklaroi se deri më tani nuk ka mungesa në vendvotime dhe nuk ka informacione për probleme të caktuara.
Vlerësimin preliminar për zgjedhjet do ta japim të hënën, pasi që do të mblidhen të gjitha vërejtjet dhe rezultatet nga vëzhgimi i tërësishëm i procesit zgjedhor.