Osmani: Bashkëpunimi mes Aleancës dhe BESËS nuk shqetëson BDI-në
BDI-ja nuk shqetësohet nga bashkëpunimi ndërmjet ndërmjet Aleancës dhe Besës. Kështu deklaroi shefi i Shtabi Zgjedhor të Çаirit Bujar Osmani i pyetur për vlerësim për këtë koalicion në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas tij ky bashkëpunim nuk është bërë për qëllime të mira.
“Programin që e prezanton Visar Ganiu është komplementar me programin e kryetarit të qytetit të Shkupit, Shilegov, por edhe me programin e koalicionit të qeverisë LSDM-BDI. Marrëveshjet bëhen në baza programore. Marrëveshjet ndërmjet partive politike bëhen për të përmirësuar ofertën për qytetarët. Marrëveshjet dhe koalicionet nuk bëhen për të dëmtuar një parti tjetër politike, nuk bëhen për qëllime jo të mira dhe nuk bëhen për t’i mbrojtur fotelet dhe karrierat politike të disa individëve. Ky është dallimi ndërmjet këtyre dy koalicioneve, koalicionit pro-evropian dhe reformator që dominon në Qeveri dhe koalicioneve që ende do të duhet të shohim se çfarë perspektive kanë. Bashkëpunimi duhet të jetë parimor dhe programor dhe jo çështje e kalkulimeve për kontingjente votash”, deklaroi Bujar Osmani, shef i shtabit zgjedhor në Çair.