OSMANI: BDI kërkoi garanci me shkrim edhe nga VMRO-DPMNE

195
OSMANI: BDI kërkoi garanci me shkrim edhe nga VMRO-DPMNE

BDI deri tani, dhe që tani,  bisedon vetëm në bazë të dokumenteve të shkruara, u përgjigj për PlusInfo, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në pyetjen se  për çka bëhet fjalë në garancat me shkrim që Ali Ahmeti i kërkoi nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për të sigururar mandatin për formim të qeverisë së re.

Në pyetjen, se a bazohen të gjitha bisedimet koalicionuese me VMRO-DPMNE-në në mënyrë të shkruar, Osmani të njejtat i konfirmoi.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë pas takimit me Hahn deklaroi se do t’ia dorëzojë materialet në mënyrë të shkruar për bisedimet me Ali Ahmetin, në mënyrë që më shpejtë të mer nënshkrimet e deputetëve të BDI-së, por shtoi se kur Ahmeti bisedonte me VMRO-DPMNE-në, Gruevskit asgjë nuk i ka kërkuar me shkrim.

Comments