Osmani diskuton me presidentin bullgar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

54
fresco

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Riad, ka takuar homologun e saj bullgar, Rumen Radev.E para e shtetit ka bërë të ditur se në takimin me Radev, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike. Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar presidentja.

Comments