Osmani për vizitë në fermën e shpezëve “Vezë Shari”
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane Bujar Osmani në rolin e negociatorit kryesor, së bashku me zëvendësin e tij negociatorin teknik, Bojan Mariçiq, sot vizituan fermën e shpezëve “Vezë Shari” në Tetovë, si pjesë e Karvanit Evropian për përgatitje për procesin e negociatave dhe promovimin e perspektivave evropiane.
“Sot kemi vizitë posaçërisht interesante të fermës së shpezëve “Vezë Sharri”, që paraqet shembull vërtetë pozitiv të implementimit të standardeve evropiane në industrinë e Maqedonisë, duke pas parasysh se kompania është një prej të paktave që ka shfrytëzuar mundësinë, dhe ka siguruar leje për eksport të vezëve për konsumim në tregjet e Bashkimit Evropian, si dhe ka shfrytëzuar pjesë të fondeve IPARD për zhvillim rural” – theksoi Osmani në fjalën e tij para mediave.
Në vazhdim ai shtoi se, kjo kompani në vitin 2016 ka realizuar projekt në shumë prej rreth 500.000 eurosh prej të cilave më shumë se gjysma janë mjete nga IPARD, me çka është pajisur me makina për përpunimin e mishit sipas standardeve evropiane. BE-ja këtë mbështetje financiare e jep me qëllim të intensifikimit të proceseve të arritjes së konkurrencës më të madhe, përmes arritjes së standardeve të BE-së, në cilësi, shëndet, siguri të ushqimit, shëndetit të kafshëve/shpezëve dhe mjedisit jetësor etj.
“Republika e Maqedonisë, që në vitin 2016, pas misionit të realizuar për evaluim të sistemit kontrollues për mbrojtje të shpezëve, të realizuar nga shërbimet kompetente të Bashkimit Evropian, u vendos në listën e vendeve të treta, të cilave u është miratuar eksport i vezëve për konsumim dhe tranzit përmes territorit të Bashkimit Evropian, me çka kompanisë siç është Vezë Sharri ju mundësua kjo leje përkatëse – potencoi Osmani.
Në këtë kontekst Osmani shtoi se kjo tematikë në mënyrë edhe më të detajuar do të jetë lëndë e negociatave në kuadër të kapitullit 12 që ka të bëjë me Sigurinë e ushqimit, si dhe politikën e veterinarisë dhe atë fitosanitare, por edhe kapitullin 11, që ka të bëjë me bujqësinë dhe zhvillimin rural, mbështetja e së cilës paraqet një prej politikave më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.
Me vizitën e sotme të fermës së shpezëve Vezë Shari vazhdon i ashtuquajturi “Karvani Evropian” në kuadër të cilit përmes aktiviteteve në teren, biseda dhe vizita do të sigurohet përgatitje e gjerë informative për procesin e negociatave – proces që do të ketë ndikim të pashmangshëm edhe në biznes si dhe në gjitha proceset tjera në Republikën e Maqedonisë.