Osmani e Maqedonci, në Katar, vizitojnë ekspozitën me armatim inovativ
Presidentja Vjosa Osmani me ministrin e Mbrotjes, Ejup Maqedonci po qëndrojnë për një vizitë në Doha të Katarit.
Ata kanë vizituar ekspozitën dhe kanë marrë pjesë në Konferencën Globale të Milipolit për Atdheun dhe Sigurinë Publike.
“Një ekspozitë e shkëlqyer e produkteve dhe shërbimeve më të fundit inovative, që mbulojnë të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, thuhet në një njoftim.